Greqia hap Kakavijën, ja kush lejohet të hyjë në shtetin fqinj
Greqia lejon hyrjen në kufijtë e saj të punëtorëve sezonalë që iu ka dalë emri në Kakavijë.
Po ashtu, lejon qytetarët grekë; qytetarë shqiptarë me leje qëndrimi dhe bashkëshortët e huaj të qytetarëve grekë. Këta të fundit duhet të jenë të pajisur me çerftifikatë martesore ose çdo lloj dokumenti që vërteton martesën. Bëhet fjalë vetëm për bashkëshortët e qytetarëve grekë, jo të atyre me leje qëndrimi.
Po ashtu lejohen qytetarët me vërtetim blu (Ble veveosi). Këto qytetarë duhet të dërgojnë email tek Ambasada Greke në Tiranë, njoftojnë agjencitë e udhëtimit.
Ndërkohë, nuk lejohen të hyjnë në Greqi nga Kakavia, qytetarë shqiptarë me 90 ditore; turistët shqiptarë me pasaportë; qytetarë me pasaporta dhe leje qëndrimi nga shtete të tjera të Bashkimit Europian ose nga vendet e treta. Vendimi është deri më 24 maj, kurse ditën në vijim do të dalin vendime të reja.
Personat që kthehen nga Shqipëria – në Greqi, duhet të plotësojnë PLF disa ditë para ditës së udhëtimit. Për shkak të numrit të kufizuar të personave që kalojnë në Kakavijë, 400 veta në ditë, numri i PLF të disponueshëm është i kufizuar , pra 400 në ditë dhe nuk duhet lënë në momentin e fundit. PA PLF nuk lejohet asnjeri të futet në Greqi.