FOTO/ Çelet sezoni turistik me moton: Eja në Sarandë

Saranda çeli sezonin turistik në prani të Kryebashkiaku Adrian Gurma, Anila Denaj Ministre e Financave, Ambasadorit të BE Luigi Soreca, Ambasadores së Francës Elisaveth Barsacq, Ambasadores së Suedisë Elsa Hastad dhe Ambasadorit të Spanjës Marco Alonso.

Saranda është gati të mirëpresi turistët , dhe të ofrojë më të mirën për pushuesit e saj me ofertën turistike që ajo përfaqëson për një sezon sa më të mbarë e të begatë.

Në bulevardin e ri bashkia kishte organizuar një ceremoni fantastike ku përfshiheshin lojërat e argëtimet të të gjitha moshave.

Një çelje e veçantë duke krijuar një atmosfere të ngrohtë e fantastike duke i lënë të kënaqur të gjithë qytetarët e turistët e pranishë.

Nga lojërat me shah, xhirot me varkë, tek garat me not e muzika trandicionale ishin ato që e bën mbrëmjen e 28 majit të veçantë.

Sarandanews.com iu uron të gjithëve një sezon turistik të mbarë e të sukseshëm.