EMRI/ Ksamil, ndërtoi pa leje dhe kërcënoi fqinjin, arrestohet nga policia
Mbrëmjen e djeshme në Ksmail është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Vasillaq Vito, banues në lagjen nr. 2 në Ksamil.
Arrestimi i tij u krye pasi është konstatuar në shkelje të “Deklaratës paraparke për kryerje punimesh” ku ka ndërtuar një objekt me blloqe betoni dhe çati llamarinë me përmasa 30×4.8 m x 2.2 m lartësi.
Ai gjithashtu ka kërcënuar shtetasin Nikolloq Babuli, banor i Ksamilit.
Materialet u referuan në Prokuroinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. /Sarandanews.com/