Denoncimi i turistëve tek Sarandanews.com: Jemi me pushime por kemi 6 orë pa drita e pa ujë

Edhe pse ndodhemi pranë sezonit turistik, në Sarandë ka ende probleme shqetësuese sa i përket furnizimit me energji eleketrike dhe ujë.

Një denoncim ka mbërritur para pak minutash në redaksinë e Sarandanews.com nga turistët e huaj të cilët janë ankuar në lidhje me këtë problematikë.

“Saranda News, ne jemi në lagjen përballë Santa Quaranta pa energji elektrike dhe ujë për më shumë se 6 orë. A ka ndonjë informacion për qytetarët? Ne nuk jemi të sigurt se çfarë të bëjmë!”, shkruan në mesazhin e saj turistja e huaj.

Një akt i paprecedent nga ana e institucioneve që veprojnë pa asnjë informacion për të informuar qytetarët që të marrin masa paraprake.