Delvinë , fshati Vllahat zhvillon blegtorinë e bujqësinë

Vllahat quhet një fshat i vogël vetëm 2 kilometra larg Delvinës dhe 13 kilometra larg qytetit të Sarandës.

Nga veriu fshati Vllahat kufizohet me Rusanin, nga jugu me fushën dhe brigjet e Currit, nga lindja me Kostarin dhe nga perëndimi me Bamatatin.

Vllahati është një vend malor por ka një pozitë të favorshme gjeografike pasi gjendet midis Delvinës dhe Sarandës megjithatë ka edhe fusha që zënë një pjesë të fshatit dhe një lumë te vogël që kalon anës fshatit dhe i ndihmon banorët në bujqësi.

Klima është mesdhetare me verë të nxehtë dhe të thatë dhe me dimër të ftohtë me shumë shi. Dikur banorët e tij kishin traditë blegtorinë e bujqësinë me të cilat siguronin jetesën.

Fshati tani mbahet nga banorët që kanë mërguar. Këtu kanë ngelur tani jo më shumë se 120 familje të cilat punojnë me bimët medicinale , pa lënë pas edhe blegtorinë dhe bujqësinë.

Perspektivë e fshatit Vllahat me banorët të dashur e tepër bujarë, ngelet zhvillimi i agroturizmit pasi ky është një fshat shumë afër qyteteve të Delvinës dhe Sarandës dhe ka një bukuri natyrore të veçantë me vlera kulturore që tërheqin vëmendjen e vizitorëve të huaj.