Aktivitet sensibilizues në Sarandë: Çdo fëmijë në familje, aty ku ku dashuri ndodhin mrekulli
Çdo fëmijë në familje. Aty ku ku dashuri ndodhin mrekulli. Bëhu familje kujdestare, bëhu pjesë e ndryshimit! “
Në kuadër të muajit ndërkombëtar të shërbimit të kujdestarisë, Shërbimet Sociale Bethany në partneritet me Save the Children dhe Bashkinë Sarandë organizuan një ditë të hapur në komunitet me qëllim informimin dhe sensibilizmin e shoqërisë lidhur me shërbimin e kujdestarisë për fëmijët pa kujdes prindëror.
Ky aktivitet tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve që shprehnin interesin për të ditur më shumë në lidhje me këtë shërbim në Shqipëri.
Ky aktivitet sensibilizues dhe informues vjen për herë të dytë në qytetin e Sarandës.