Adrian Gurma: Saranda ju mirëpret për një sezon sa më të mbarë e të begatë

Nën një organizim perfekt e fantastik nën kujdesin e veçantë të bashkisë, Saranda çeli ditën e djeshme sezonin e ri turistik.

Me moton dhe hashtagun “ejanësarandë”, Saranda është gati për të pritur turistët vendas e të huaj për të kaluar pushime fantastike në vendin që cilësohet si “Perla e Jugut”.

E veçanta e çeljes së sezonit turistik ishin prania e ambasadorit të BE-së Luixhi Soreka.

“#ejanësarandë???
Saranda ju mirëpret për një sezon sa më të mbarë e të begatë.
#visitsaranda
#pushoshqip??
#europaështëkëtu
#këtuështëeuropë”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma në postimin e tij, i cili është një ndër promovuesit më të mëdhenj të Sarandës.

Ky qytet vitet e fundit nën drejtimin e Gurmës ka pësuar ndryshime rrënjësore, duke i dhënë Sarandës një tjetër fytyrë dhe më të frekuentuar nga pushuesit shqiptar e të huaj. /Sarandanews.com/