Të dhënat paraprake krahasuar me 2017/ Pjesëmarrje e ulët e minoritetit grek në votime

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri garon këto zgjedhje me Partinë Demokratike.

Vangjel Dule garon në Tiranë në një pozicion të sigurt në listën e PD-së.

Ai ka mbajtur një profil të ulët këto zgjedhje, duke e fokusuar kryesisht fushatën e tij në Tiranë, edhe pse elektorati minoritar në kryeqytet është kaotik, i shpërndarë dhe jo me ndonjë pjesëmarrje të madhe.

Ashtu si PD, edhe Vangjel Dule ka bërë disa herë thirrje për të shkuar në kutitë e votimit, por përkundër thirrjes së tij, është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime e zonave të minoritetit grek në zgjedhje.

Në Finiq nga 7560 zgjedhës në qendrat e votimit kanë votuar 1060 rreth 14.02% e votuesve, Katër vjet më parë në Finiq kanë votuar 22.59% e zgjedhësve, ose 4303 votues.

Dropulli i poshtëm nga 1863 vetëm 362 kanë votuar. Dropulli i sipërme akoma më ulët nga 1179 kanë votuar vetëm 140.

Me pjesmarrjen e ulët në Dropull, Vangjel Tavo rrezikon seriozisht mandatin, i cili pritet t’i kalojë PS-së.

A e ka penalizuar pjesëmarrjen e ulët në votime të minoritetit grek edhe pamundësia e emigrantëve nga Greqia për të votuar, në bazë të vendimit të fundit të Komitetit Teknik?

Mund të jetë një nga arsyet, edhe pse vetë Vangjel Dule nuk e ankimoi vendimin e Komitetit Teknik në gjykatë, siç bëri Lëvizja Socialiste për Integrim dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta në anën tjetër.

Por kjo ndodhi pikërisht se i rrezikuari ishte Tavo, ndërsa Vangjel Dule nuk u shqetësuar shumë, pasi del deputet me votat e PD-së.