Shëtitorja e Sarandës, ja si i vlerësojnë qytetarët punimet në Sarandanews.com

Shëtitorja e re e Sarandës po merr formë dita ditës dhe së shpejti do jetë e përfunduar tërësisht.

Kjo hapsirë e re në qytetin bregdetar pritet të ketë një impakt pozitiv në rritjen e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Në shëtitore janë mbjellë pishat dhe palmat dhe së fundmi është instaluar dhe sistemi i ndriçimit, duke i dhënë shëtitores një pamje fantastike.

Për Sarandanews.com qytetarët sarandiot kanë dhënë mendimet e tyre për transformimin e shëtitores.

“Zemra plot kur shikon qytetin tend qe zbukurohet per dite.RESPEKT per punen e bere”

“Më bukur s’ka ku shkon….pishat japin hijeshinë e tyre”

“Bukur, do shikoni më mbrapa si do behet nga pishat!”

“Super eshte, tani po qe ka lezet. Dhe le te thone cte duan”,

“Bravo! Bravo”, janë disa prej komenteve të shumtë që vlerësojnë punimet në shëtitore.

Megjithatë, ka dhe qytetarë që shprehin skepticizmin e tyre.

“Tani per fushat duket mire, por do katanduset ne dimer si Himara dhe lugomaria e Vlores”

“Ne dimer do duket fasada dhe propaganda”, komentojnë qytetarët.
Shëtitorja e Sarandës pritet të jetë e përfunduar gjatë fundit të muajit prill. /Sarandanews.com/