Sarandë, Zhupa takime me peshkatarët, taksistët e shoqëritë e transportit: Me planin tonë jeni të fituar

Kandidatja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka takuar peshkatarët dhe taksistët e Sarandës duke u njohur me problematikat e tyre.

Ina Zhupa tha para peshkatarëve se me ardhjen e PD në pushtet ata do përtitojnë ulje të taksave, e çmimit të naftës dhe heqja e burokracive ndihmë për peshkimin në Sarandë.

Më pas Zhupa u ndal në një bisedim me taksitët e shoqëritë e transportit.

“Bashkëbisedim me shoqëritë e transportit dhe taksistët e Sarandës!

Me programin e Partisë Demokratike, kompanitë e transportit dhe taksitë do te kenë taksën e sheshtë 9%, ulje të cmimit të karburantit, ulje të kontributeve sigurimeve shoqërore në 18%,  rregullim te shërbimeve më pranë tyre dhe përmirsojmë ndërtimin e infrastrukturës për t`ju ardhur në ndihmë këtij sektori.

Të gjithë fitojnë me planin e PD!”, nënvizon Zhupa. /Sarandanews.com/