Sarandë, pëson hemoragji celebrale, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Gjergji Piro, rreth 60 vjeç ka pësuar hemoragji celebrale mesditën e sotme ndërsa ecte në qendër të qytetit të Sarandës.
Personi është transportuar drejt spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.
Stafi mjekësor, duke parë gjendjen e pacientit ka vendosur transportimin e tij drejt Tiranës me helikopter.