Sarandë, ndahet nga jeta biznesmeni i njohur
Është ndarë nga jeta biznesmeni i njohur nga Saranda, Gjergji Pirro.
Pirro pësoi para pak ditësh një hemoragji cerebrale duke u transportuar me helikopter drejt Tiranës, por pa mundur dot të shpëtojë.
Gjergji Pirro ishte një emër i njohur si dhe pjestar i PD Sarandë.
“Partia Demokratike dega Sarandë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjergji Piros!
I gjendemi pranë në këto momente të vështira familjes së tij!
Gjergji ishte një nga anëtarët e devotshëm të degës së PD-së Sarandë. Ai gjithashtu mbante pozicionin e Kryetarit të seksionit 4675.
Shpirti i tij të prehet në paqe e të jetë i paharruar!!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit dega e PD Sarandë.
50 vjeçari, Gjergji Pirro, ishte banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, prind i dy fëmijëve, është biznesmen në këtë fshat dhe merret me tregtinë e materialeve të ndërtimit. /Sarandanews.com/