Niko Kuri: Mursia, një pjesë jete me kujtime të bukura

Kandidati për deputet në listën e Partisë Socialiste Niko Kuri, është ndalur për një takim dhe në Mursi.

Mjeku u njohur Niko Kuri shkruan se:

“E ndjeva veten si në shtëpinë time në Mursi.

Njerëz të njohur që në rininë time kur vija këtu dhe së bashku me bashkënxënës apo miq të moshës shkonim në gjimnazin e Konispolit apo notonim në liqenin e fshatit.

Një pjesë jete me kujtime të bukura dhe të paharuara që vetë dëshmimtarët e moshuar e sollën plot dashuri dhe respekt  në mbledhjen e djeshme”, përfundon Kuri. /Sarandanews.com/