Niko Kuri mesazh qytetarëve para votimeve: Unë e mbaj fjalën

Nga Niko Kuri

KUR JAPIM FJALËN DUHET TA MBAJMË !

Të dashur bashkëqytetarë të Sarandës, Finiqit, Konispolit, Himarës dhe Delvinës,

Ditën e diel, më 25 prill, do të shkoni në votime për të autorizuar përfaqësuesit që për katër vitet e ardhshme do të menaxhojnë vullnetin tuaj në tempullin e demokracisë.

Kësaj here jam edhe unë në gjykimin tuaj dhe brenda vetes ndjej barën e rendë të ditës së nesërme, pasi gjatë gjithë kohës që ne bashkëbiseduam konstatova se me mirënjëhjen tuaj ma kini paradhënë misionin e përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë.
Vijmë në këtë sfidë pas një prove të madhe e cila ka denjuar të ndryshojë jetën tonë, të thyejë shpresën tonë për të ardhmen: betejën e ashpër me pandeminë. Ishim të tërë bashkë, ndihmuam njeri-tjetrin ndaj kemi deri tani përparësinë. Në këtë betejë ju ishit heronjtë dhe jo unë që thjeshtë respektoja betimin e Hipokratit.

Bindja ime e thellë është se kur betohemi duhet ta mbajmë këtë betim.
Misioni i mjekut lidhet me njeriun, me shëndetin e trupit dhe të shpirtit. Dhe, çdo recetë apo kurrim jep rezultat kur ekzaminon dhe vlerëson çdo simptomë të dukshme apo të padukshme. E njëjta gjë është edhe për jetën e qytetarit: nëse nuk njeh mirë problemet e tij, është e pamundur të japësh ndihmën e duhur tek bashkëqytetarët që, përveçse shëndetit kërkojnë të jetojnë të lirë, të begatë dhe të sigurtë në folenë që kanë zghedhur në këtë botë.

Munda të njoh shumë prej problemeve tuaja, u ndërgjegjësova se zgjidhja e tyre varet nga sa ata që munden do të kontribuojnë në momentin e duhur dhe sa prej tyre mund të mbajnë fjalën për ato që premtuan pa doganë në fushatën parazgjedhore:

UNË E MBAJ FJALËN TIME!

Dhe nuk harroj rrënjët e mia, njerëzit që më lindën dhe më edukuan dhe ata që më mbështetën. Jam krenar për identitetin tim dhe vlerësoj identitetin e tjetrit duke respektuar gjithmonë të drejtën!

U zotova para jush se nuk do të shkëputem nga misioni i mjekut në spitalin “Petro Nako” dhe e mbaj fjalën time se midis jush kam familjen time dhe ju që ju ndjej si familjen time të madhe!

Në politikë do të jem që të ketë peshë fjala e të gjithë juve pa dallim. Objektivi jonë është njeriu, shëndeti i tij, e drejta në jetën e lirë, në pasuri, në arsim, në punë, në gëzim dhe në lumturi.
Suksese të dielën!
Në rrjeshtin e 12-të voto NR 5 !
NIKO KURI