Niko Kuri, kandidati më i preferuar në Sarandë si deputet
Teksa ka qenë 24 orë në shërbim të qytetarëve si mjek, tashmë Niko Kuri kërkon që me të njëjtin përkushtim ta bëjë këtë gjë dhe si deputet i parlamentit të Shqipërisë.
I thjeshtë, i komunikueshëm, pa premtime madhore, Niko Kuri po shkel në çdo fshat të territorit të bashkive Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol, për tu takuar e biseduar me çdo qytetarë duke i dëgjuar e i përcjellë problematikat e tyre, e më pas për tu dhënë një zgjidhje në të ardhmen.
Në Sarandë janë në garë disa kandidatë për deputet si Anila Denaj nga PS, Ina Zhupa e Jolio Dine nga PD, apo dhe Dhimitraq Lapa nga LSI, por në të gjitha komentet e sondazhet e Sarandanews.com, mjeku i mirënjohur Niko Kuri gëzon një respekt dhe mbështetje nga ana e qytetarëve të rajonit të Sarandës.
Z. Kuri ka respektin e mbështetejen dhe nga forcat kundërshtare, dhe kjo fal dinjitetit e shërbimit që ka kryer në spitalin e Sarandës prej shumë vitesh.
Madje prej më shumë se 15 vitesh, Niko Kuri është i vetmi kandidat me orgjinë nga Saranda që do i përfaqësojë në parlament.
25 prilli është një ditë ku do shihet nëse Saranda do votojë bashkëqytetarin e tyre, apo disa kandidatë që nuk i lidh asgjë me këtë qytet. /Sarandanews.com/