Konispol, Gjiknuri e Denaj në mitingun përmbyllës: Vota për PS është garanci për të ardhmen e Konispolit
Partia Socialiste mbylli fushatën elektorale edhe në Bashkinë e Konispolit me një miting ku mori pjesë drejtuesi politik i kësaj partie për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidatët për deputetë Anila Denaj e Teuta Ramaj.
Gjiknuri u ndal në rëndësinë e fitores së mandatit të tretë qeverisës nga Partia Socialiste, si e vetmja garanci për vijimësi të projekteve transformuese të Konispolit, i cili në këto 8 vite të qeverisjes Rama ka njohur shumë ndryshime infrastrukturore, të cilat e kanë përmirësuar dukshëm standartin e jetesës së banorëve ndërsa është rritur dhe potenciali ekonomik i zonës së Konispolit.
”Kushdo që rikthehet në këtë zonë pas 10 viteve shikon gjelbërimin që mbizotron në zonë si dhe shumë hapësira publike që shfrytëzohen nga banorët. Në këtë mandat të tretë do të përfundojë investimi në unazën energjitike dhe rrjetin e ri. Këto investime janë rezultat i vëmendjes së Kryeministrit Rama por dhe vendosmërisë së banorëve të zonës për të përkrahur zhvillimin, duke e orientuar drejt progresit. Zhvillimi i Konispolit falë këtyre projekteve do të sjellë padiskutim shumë djem dhe vajza nga emigracioni, të cilët do të duan të investojnë në vendlindjen e tyre që, tanimë ofron shumë siguri për zhvillim të mëtejshëm të zones”, u shpreh Gjiknuri.
Sipas tij, alternativa e Partisë Demokratike e ka faktuar kur kishte pushtetin se jo vetëm nuk bënë asgjë për Konispolin por dhe tani nuk kanë çfarë t’i ofrojnë zonës.
“Ata nuk bënë gjë tjetër kur ishin në pushtet veçse veprat madhore të Konispolit si, unazën ekonomike, ujëmbledhësin e Janjarit dhe të gjithë investimet në ujësjellës i lanë në mëshirë të fatit. Nga qeverisja e Partisë Socialiste, Konispoli, Finiqi, Delvina po e shohin ndryshimin edhe në ekipin përfaqësues, me kandidaturat ku i gjithë qarku ndihet i përfaqësuar. Kandidatura e vajzës çame, Teuta Rama, garanton përfaqësimin e plotë në qark. Punët e nisura nuk duhet t’i lëmë në mes. Jam i bindur se edhe në 25 Prill banorët e Konispolit, do ta tregojnë masivisht me votë mirënjohjen e tyre ndaj punëvve të mira të Kryeministit Rama”, u shpreh Gjiknuri.
Kandidatja për deputete Anila Denaj garantoi se me Kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste do të mund të vazhdojnë projektet e investimeve në këtë bashki.
“Kryeministri Rama është i vetmi që do ta çojë përpara zhvillimin e Konispolit përmes projekteve madhore që ka parashikuar për rehabilitimin infrastrukturor të zonës, me zotimin që në këtë mandat do të bëhet realitet, investimi në rjetin elektrik për ndriçim në çdo zonë të Konispolit në këtë mandat të tretë qeverisës të Partisë Socialiste , pasi kryeministri është lideri që çdo premtim e mban, këtë gjë e ka treguar me punë konkrete. Ne të gjithë si skuadër e Partisë Socialiste do të vijojmë punët e nisura me Edi Ramën Kryeministër. Vota masive në 25 prill për Partinë Socialiste, është votë për rifillimin e punës, për të ardhmen e Konispolit, për të ardhmen e fëmijëve tuaj”, theksoi kandidatja Anila Denaj.