Kandiduan në Sarandë me partitë e vogla, ja kush rezulton më i votuari
Në qarkun e Vlorës u mbyll proecesi i numërimit për votat preferenciale të kandidatëve për deputet.
Në këto zgedhjeve përvecc forcave kryesore politike, në Sarandë kandiduan nën sigla të tjera dhe emra të njohur në qytet.
Për Bindjen Demokratike në Sarandë kandidoi Bledar Burgjia, për LSI-në Dhimitraq Lapa, për Lëvizjen për Ndryshim Eridon Muho, ndërsa për Nismën Thurje Anduena Ismaili.
Të gjithë këta kandidatë nuk është se patën ndonjë mbështetje të madhe nga ana e qytetarëve duke marrë shumë pak vota.
Më i votuari në Sarandë për partitë e vogla ishte Dhimitraq Lapa me 726 vota, ndërsa pas tij renditet Eridon Muho me 98 vota.
Bledar Burgjia i Bindjes Demokratike arriti që të marrë vetëm 46 vota, kurse Anduela Ismaili i Nismës Thurje ishte më pak e votuara me 23 vota. /Sarandanews.com/