Ilir Meta: Bujar Leskaj është legjendë, institucion i Vlorës e Shqipërisë
Ilir Meta ka deklaruar në Vlorë se do të jetë 24 orë në 24 deri më 26 prill në qytetin bregdetar dhe madje shprehet se është shumë krenar që takohet me Bujar Leskajn edhe nëse ai është subjekt i OFL.
Meta thotë se Rama e sulmon Leskajn pasi nuk e ble dhe korrupton dot.
Më tej ai fton Ramën dhe Gjiknurin që të vijnë bashkë me të në Vlorë, duke i paralajmëruar se nuk ka shans të preket asnjë votë vlonjati në këto zgjedhje.
’Tani, ai përmend Bujar Leskajn, Leskaj është legjendë, institucion i Vlorës e gjitëh Shqipërisë, sapo u ndava me të, e prap do takohem. Ai tmerrohet, se Leskajn se ble dot, nuk e korrupton dot. Ai është vite dritë larg Leskajt. Repsekton traditën , janë njerëz patriotë. Do e marrë mesazhin më 25 prill. Nëse ka emra të tjerë, unë do jem 24 orë në 24 në Vlorë, deri ë 26 prill. Ta ketë të qartë.
Kam ardhur natë e ditë, nëse Leskaj është subjekt i OFL, jam krenar. Ka denoncuar korrupsionin e kësaj qeverie. Vlora është krenare për të. Të tjerat nuk kanë vlerë. Z.Rama, z.Tërmet e qamet, janë të ftuar me mua këtu, për të bërë gjithçka transparente. S’ka shans vota e një vlonjati të preket. I them Ramës, tërmetit qametit, që mendon se do blejë Vlorën, dhe Vlora do votojë për vajzat e saj. Do votojë për ata që nuk lejojnë që Vlora të zëvendësojë të rinjtë me bangladeshasit e këtij sorrës. ‘’- tha Meta.