I zuri tenda metalike teksa punonin në shëtitoren e re, plagosen tre punëtorë në Sarandë, nisen me urgjencë në spital

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas rënies së një tende metalike në shëtitoren e re të Sarandës.

Parapraklisht mësohet se tre punëtorët e firmës ishin duke punuar në shëtitore në momentin e rrëzimit të tendës dhe për pasojë mbetën të plagosur.

Mësohet se punëtorët janë dërguar mennjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.