Gjiknuri: Në Vlorë kemi një president kandidat, e kanë hequr Luan Ramën
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim elektoral me banorë të Nartës në Vlorë.
Ai u kërkoi banorëvë të tregohen të kujdesshëm, mos të gënjehen dhe të votojnë për parti të cilat kërkojnë regresin dhe destabilitetin.
“Nga ata të LSI-së ka ndonjë që vjen këtu por ata nuk përfaqësojnë asgjë fare, tani na ka ardhur Presidenti kandidat, nuk është më as ai Luan Rama, i përzunë të gjithë e nuk kanë besim më të njeri. Jam unë kandidat thotë! Për çfarë vjen ai? Që ti hedhi benzinë zjarrit, se bën thirrje do bëjë kryengritje, do tja bëj fora, do marrin armët! Këtyre njërëzve ju ka mbetur mendja tek turbullirat por Vlora e ka vuajtur njëhërë 97-tën. Vlora kërkon qetësi, Vlora do zhvillim dhe ky zhvillim vjen i garantuar me votën për Partinë Socialiste. Ndaj, unë kërkoj që në mënyrë masive të shkoni të votoni Partnë Sociliste”, shtoi Gjiknuri.
Drejtuesi politik i socialistëve në Qarkun e Vlorës tha se mandati i tretë do të jetë mandat i trasformimit rrënjësor të zonave rurale dhe kthimin e tyre në resurse turistike me potencial të rëndësishëm zhvillimi për qytetin.
“Kam një lajm të mirë, shumë shpejti nis puna për asfaltimin e rrugës së fshatit, risistemimi i gjithë rrugës dhe ardhja në fshat do të jetë shumë herë më e thjeshtë. Pse duam ne mandatin e tretë qeverisës apo pse duam 9 mandate në Vlorë?! Sepse ne demonstruam se punojmë dhe se deri më tani janë investuar 1 miliard euro. Në momentin që investohet rritet interesi, rritet vlera e pronës për ju. Do të ketë më shumë vizitor pasi fshati juaj është fshat historik. Në momentin që do të bëhet dhe qendra e fshatit që do të nisë së shpejti, do ti japim një simbolikë historike dhe do të ndiheni me të vërtetë lagje e Vlorës. Ne kërkojmë mandatin e tretë që punët e nisura ti çojmë deri në fund”, theksoi Gjiknuri.
Trajnerë, sportistë dhe të rinj të talentuar në fushën e sportit u bënë bashkë në një bashkëbisedim me drejtuesin politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet Anduel Tahiraj, Laura Ferati dhe nënkryetari i Bashkisë së Vlorës Afrim Qendro.
Duke kujtuar me nostalgji emrat më në zë të sportit vlonjat, të atyre që emrit të Flamurtarit i dhanë lavdi duke bërë historinë e një skuadre me të cilën edhe sot krenohet çdo vlonjat, Gjiknuri theksoi se ndryshimet trasformuese që ka njohur Vlora do të shoqërohen me vëmendjen e veçantë që do t’i kushtohet zhvillimit të sportit. Duke pranuar se mund dhe duhet të ishte bërë edhe më shumë për sportin në Vlorë, Gjiknuri premtoi se gjatë mandatit të tretë qeverisës kjo panoramë do të ndryshojë plotësisht.
“Një projekt që mendoj se duhet ta shikojmë të gjithë sëbashku, e për të cilin unë do të marr rolin e liderit për të lobuar, është restaurimi i Pallatit të Sportit. Ka ardhur momenti që Pallati i Sportit kërkon një restaurim. Kryeministri Rama si një njeri që e di mirë atë që thashë, ekuilibrin mes të bukurës dhe sportit, jam i bindur se do ta kemi në krah për të na mbështetur në këtë drejtim. Vlora e meriton dhe Vlora ka mundësi të jashtëzakonshme. Si e mendojmë ne? Vlora po ndryshon e po bëhet qytet i bukur. Vlorës po i vijnë disa asete që as nuk i ka mendur kush. Është një vend që ka edhe detin edhe malin shumë afër. Kjo mund të japë mundësi për shumë sporte që mund të kenë edhe natyrë turistike por në fund të fundit janë aktivitete që ndihmojnë edhe qytetin, edhe rininë e këtij vendi”, u shpreh Gjiknuri.
Prandaj, vijoi ai, për herë të parë duhet votuar për Vlorën. “Mos voto për parti por voto për një gjë të nisur që nuk duhet lënë në mes. Politikanët vijnë dhe ikin, ajo që mbetet është Vlora. Mundësitë për të transformuar Vlorën janë tani. Ato punë që kanë filluar ne nuk mund ti lëmë në mes. Jam i bindur se tek ky zhvillim i Vlorës do ta gjejë veten edhe sporti. Tek ajo pishina që po bëhet jam i bindur se Vlora mund të tërheqë edhe një kampionat noti. Do ketë 22 kilometër shëtitore nga Vlora në Orikum, një vend i mrekullueshëm qoftë për biçikletë qoftë për vrap. Jam i bindur se me këtë zhvillim dhe trasnformim të Vlorës dhe me këtë qasje që kemi nisur, me bashkëpunimin tuaj dhe me gjithë këto talentte që ka Vlora ne na takon që të krijojmë më shumë mundësi”, nënvizoi Gjiknuri.
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Laura Ferati pohoi se “Në sport ne kemi figura që na bëjnë të ndihemi krenarë falë talentit të tyre, duke e lartësuar në botë emrin e Shqipërisë dhe flamurit kombëtar. Në drejtim të qeverisjes ne kemi dy Kryeministra, Kryeministri i parë që na bënë krenarë ka qenë Ismail Qemali që me shpalljen e Pavarësisë na dha një Komb e një flamur. Kryeministri i dytë që i ktheu Vlorës identitetin është Edi Rama. Në 25 Prill ne kemi vetëm një ideal, Partinë Socialiste, si shenjë mirënjohje ndaj Kryeministrit Rama, për vëmendjen që i kushtoi dhe po i kushton Vlorës”.