E zbrazur nga emigracioni, Niko Kuri në lagjen historike të Delvinës: Ata pak njerëz që kanë mbetur dinë të shpalosin mirësinë e tyre
Kandidati për deputet i PS-së, Niko Kuri, ka zhvilluar një takim në një nga lagjet historike të Delvinës.
Kuri ka bashkëbiseduar me banorët e lagjes LLakë, për të cilët shprehu një vlerësim për mirësinë që përcjellin.
“Në lagjen më historike dhe me kulturë të kahershme europiane në qytetin e Delvinës. Lagja Llakë e familjeve fisnike dhe e njerëzve arsimdashës, tashmë e zbrazur nga emigracioni, por jo e braktisur.
Ata pak njerëz që kanë mbetur dinë të shpalosin mirësinë e tyre dhe të shprehin mirënjohjen ndaj atyre që u ndodhen në momentet e vështira.
U ndjeva midis tyre plot ngrohtësi por edhe plot përgjegjësi për të mos i braktisur”, nënvizon mjeku Niko Kuri. /Sarandanews.com/