Vota në qarkun Vlorë, Çipa: Në zonën e Sarandës ku jeton minoriteti grek, do të ndikojnë në zgjedhjet e 25 Prillit
Teksa komentoi orientimin e votës në qarkun e Vlorës, bazuar në sondazhin më të fundit të RTV Ora dhe “Noto Sondaggi”, analisti dhe gazetari Aleksandër Çipa rënditi tre pikat, e forta sipas tij, që do të vendosin rezultatin në këtë qark.
“Mandatin në Vlorë mund ta rrezikojnë copëzimet e brendshme midis tre partive kryesore. Historikisht, në zonën e Sarandës ku jeton minoriteti grek dhe në pjesën ku ka vota të filogreqizmit dhe duhet ta themi këtë, ka prodhuar historikisht një mandat.
Tashmë nuk e përfaqëson zoti Dule, që jo vetëm nuk ka më struktura, por është transferuar në Tiranë.
Së dyti, një pjesë e mirë e eksponentëve të LSI kanë kaluar te PS. Dhe ata kanë pasur një domain të caktuar. A do mbetet kjo te LSI? Kjo është për tu diskutuar.
Së treti, është pjesa e komunitetit çam që përfaqësohet brenda një dualiteti brenda qarkut të Vlorës“, u shpreh ndër të tjera Çipa.