Situatë shqetësuese në Sarandë, një tjetër person humb jetën nga Covid-19
Edhe pse numrat janë të qëndrueshme, në Sarandë ditët e fundit ka pasur një rritje të vdekjeve si pasojë e Covid-19.
Sërish ditën e sotme një tjetër qytetarë nga Saranda nuk e ka fituar betejën me Covid-19.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Sarandë pati një rritje të numrit të infektimeve duke u rregjistruar 19- raste të reja. /Sarandanews.com/