Sarandë, vijon me ritme të larta vaksinimi i mësuesve

Edhe në qytetin e Sarandës vaksinimi i mësuesve vijon me ritme të larta.

Mësuesit e gjimnazeve dhe ciklit të ulët vijojnë vaksinimin me AstraZeneca dhe deri më tani asnjë person nuk ka pasur probleme anësore.

Më parë në Sarandë ka përfunduar vaksinimi i personelit shëndetsorë, të cilët kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Vaksinimi i shpejt mbetet një prioritet i qeverisë, e cila synon që afrimi i sezonit turistik ta gjejë Shqipërinë të lehtësuar nga pandemia. /Sarandanews.com/