Sarandë, shkeljet e masave anti-Covid, ja sa gjoba janë vendosur nga policia

Rreth 100 gjoba janë vendosur në Sarandë për shkelësit e masave anti-Covid.

Kjo bëhet me dije nga ana e autoriteteve të policisë Sarandë, që kanë marrë masat pas konstimeve të shkeljeve të rregullave anti-Covid.

Situata në Sarandë rreth infektimeve me koronavirus mbetet e qëndrueshme, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një ulje e rasteve.

Ndërkohë që vijon me ritme të larta vaksinimi i moshës së tretë dhe mësuesve, dhe në vijim proçesi do shtrihet tek të gjitha kategoritë. /Sarandanews.com/