Sarandë, KQZ kërkon nga prokuroria verifikimin e Ilir Hysit

Janë në total 28 kandidatë nga disa parti politike të cilët do të verifikohen nga Prokuroria e Përgjithshme.

KQZ ka kërkuar që këta kandidatë t’u nënshtrohen verifikimit të thelluar nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me aktivitetet e tyre dhe dyshimet për përfshirje me krim apo korrupsion.

Një ndër ta që është çuar për verefikimim është dhe kandidati për deputet i Sarandës për LSI, Ilir Hysi.

Kandidati i LSI-së në qarkun Vlorë ka ndryshuar emrin nga Ilirjan në Ilir Hysi, ndërsa në vitet 2002-2003 është hetuar në Itali për trafik të lëndëve të paligjshme, por sipas tij, në fund ka dalë i pafajshëm.

Ilir Hysi është renditur i 12-i në listën e deputetëve të kësaj forceje politike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ilir Hysi është dhe kreu i degës së LSI në këtë qytet.

Mbetet për tu parë se cili do jetë dhe përfundimi i Prokurorisë nëse do e lejojë apo jo Ilir Hysin të kandidojë. /Sarandanews.com/