Sarandë, i akuzuar për vjedhje dhe kultivim kanabisi, arrestohet nga Policia
Policia njofton se Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi 30 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sipas policisë, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i cili është vënë në pranga nga Policia në muajin Korrik) janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike kanabis të konstatuara në datën 09.07.2020, në vendin e quajtur “Dërmish”, Finiq.
Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në datën 05.11.2020, ka vjedhur me dhunë një sasi lekësh në banesën e një shtetaseje në Finiq.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarand