Sarandë dhe Ksamil, nisin prenotimet për sezonin turistik
Bregdeti jonian vazhdon te jete i preferuar nga turistët e vendeve sllave, pavarisht pandemise globale. Burime bene te ditur se tashme ka nisur prenotimi i disa hoteleve ne Sarande, Ksamil,etj., per akomodim kryesisht gjate muajit gusht 2021 ,por edhe ne korrik e shtator.
Mesohet se disa prenotime jane kryer nga agjenci turistike polake, po edhe nga Beogradi dhe me pak nga vendet nordike.
Sipas parashikimeve te operatoreve turistike vendas, me shtrirjen ne mase te vaksinimit dhe me perparesi edhe personelin e hotelerise dhe sherbimeve turistike, pritet te kete nje permiresim te dukshem te frekuentimit te disa destinacioneve si Ksamili, Saranda, Vlora, Himara, etj.
Nga nje vezhgim konstatohet se pjesa me e madhe e njesive akomoduese ne rajonin jonian me epiqender Saranden, jane perfshire ne valen e pergatitjeve, nderhyrjeve rehabilituese per mjedist e brendshme, lyerjeve, rifreskimit te arredimit, etj.