Sarandë, arrestohet 34- vjeçari pas vjedhjes së 2 telefonave
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” një shtetas 34 vjeç banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye, pasi sipas policisë, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur 2 aparate celualar një shtetasi.
Policia thotë se materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.