Sarandë, 2 qytetarë humbin jetën nga Covid-19
Në Sarandë dhe gjatë 24 orëve të fundit ka pasur sërish persona që nuk e kanë fituar betejën me virusin Covid-19.
Në njoftimin zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë 2 qytetarë nga Saranda kanë humbur jetën nga koronavirusi.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë, edhe ditën e djeshme një tjetër qytetarë nga Saranda humbi jetën si pasojë e prekjes nga Covidi. /Sarandanews.com/