RAPORTI/ Bashkitë Finiq e Konispol me probleme dhe vështirësi financiare
16 bashki nuk kanë më para dhe për pasojë u janë shtuar borxhet.
Të dhënat Ministrisë së Financave flasin për rënie në të ardhurat e pushtetit vendor me 4.9%, si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë.
Në një raport të shoqatës së bashkive 22 prej tyre ndodhen në gjendje më të vështirë financiare.
Nga ana tjetër me probleme dhe vështirësi financiare janë listuar bashkitë Peqin, Lezhë, Klos, Selenicë, Mirditë, Kamëz, Cërrik, Librazhd, Roskovec, Libohovë, Bulqizë, Tropojë, Pogradec, Tepelenë, Finiq, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Poliçan, Konispol dhe Ura Vajgurore, ndërsa pjesa tjetër janë pa probleme financiare.
Detyrimet më të madha pushteti vendor i ka akumuluar për shkak të investimeve, pasi 53.4% e borxhit është për këtë kategori. Pra bashkitë po kryejnë investime me borxhe, më pas renditen vendimet gjyqësore me 11.5% dhe shërbimet me 10%.
Ndikim në këtë situatë të vështirë ka dhënë më së shumti pandemia dhe termeti pasi raporti thotë se pushteti vendor ishte i papërgatitur për t’ju përgjigjur situatës dhe ato u përballën dhe me vështirësi në funksionimin e tyre të brendshëm dhe në ofrimin e shërbimeve publike.