Rama: Një kandidat u tërhoq pas publikimit të listës; Mediat: Është Alket Hyseni
I renditur në vendin e 11 në Qarkun e Vlorës, duket se Alket Hyseni është tërhequr pas publikimit të listës së Partisë Socialiste.
Lajmi konfirmohet nga mediat, ndërsa kryeministri e përmendi sot si rast, por pa emër.
“Është bërë një telefonatë mbrëmë vonë kur një kandidat u tërhoq. Ishte i bindur që nuk duhet të ishte në listë. Tha se do të bënte gjithçka, por të mos ishte në atë pozicion. Fatmirësisht ne socialistët nuk jemi me pak kapacitete dhe me pak lojtarë” – tha Edi Rama sot.