Rama: Meta ka çrregullime shëndetësore, të hënë nisim vaksinimin e të gjithë mësuesve

Kryeministri Edi Rama duke komentuar përplasjen e Presidentit Ilir Meta me policinë Bashkiake tek zyrat e FRD në Tiranë, e ka cilësuar veprimin e presidenti si një shfaqje klinikisht e rëndë.

Më tej Rama ka shtuar sipas tij se Presidenti Meta ka çrregullime shëndetësore.

“Një shfaqje klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor. Jo më me dikë që është President që ka çrregullime shëndetësore dukshëm të rënda” ka thënë Rama ndër të tjera.

Më tej në fjalën e tij Rama është ndalur edhe tek vaksina AstraZeneca, ku në vendin tonë kanë mbërritur mbi 38 mijë vaksina. Edhe pse në disa vende është pezulluar momentalisht vaksinimi, Rama tha se vaksinat e mbërritura në vendin tonë janë të sigurta pasi kanë ardhur nga Suedia dhe jo nga loti i vaksinave të bllokuara.

Vaksina AstraZeneca është pezulluar është e vërtetë, por ju jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërteta dhe lajmeve të pa konfirmuara. Është e pamundur teorikisht se nëse do kishte të vërtetë shqetësuese të lejonte bota, lëvrimin e sasive, Sasia që morëm dje erdhi nga Suedia. Dhe nuk do të lejonte të vinin nëse do kishte diçka. Drejtori i Institutit Publik në Shëndetësor në Itali, tha se ka një seri të veçantë që është pezulluar për të bërë verifikimin. Në Britani po vaksinohen me këtë vaksinë dhe nuk ka shance të jetë një injeksion që të shkaktojë situata dramatike për shëndetin. Lidhen me të kuptuarit. Nuk ka asnjë problem dhe është një vaksinë që qarkullon. Suedia nuk do ta lejonte të vinte nëse do kishte probleme. Ka shumë luftë tregtare mos e harroni. S’ka asnjë shqetësim” ka thënë Rama.