Niko Kuri takim me gratë në Sarandë: Besimi i tyre tek personi im, më mbushi zemrën plot energji
Partia MEGA ka prezantuar ne mbremjen e se martes kandidatin per deputet ne Qarkun e Vlores, ne listen e PS, dr. Niko Kuri. Takimi i organizuar ne Hotel “Ipirus”, ka patur nje audience te vecante pasi pjesemarresit kane qene pothuajse te gjitha gra.
Kreu i MEGA-s njeheresh edhe kryetar i bashkise se Finiqit Kristo Kiço ne fjalen prezantuese për mjekun Niko Kuri, theksoi rendesine e madhe te zgjedhjeve te 25 Prillit ne rafshin politik, ekonomik dhe shendetesor ne kushtte e diktuara nga pandamia .
“Doktor Niko ,-tha Kiço ka respektuar me dinjitet Betimin e Hipokratit duke u sherbyer qyetareve pa hezituar edhe pergjate 24 oreve. Sipas tij, Kuri eshhte deputeti i vetem me banim ne Sarande, prane qytetareve dhe pacienteve te tij, ndaj besojme se respekti ndaj tij do te shprehet edhe me vota.
Kreu i MEGAS , nisur edhe nga eksperienca e tij dhjetE vjeçare ne poltike, u shpreh se “Niko Kuri eshtë doktor dhe vështire te behet politikan dhe se ai nuk do ta heqe bluzen e bardhe per te qene si deri më sot, prane njerezve qe e respektojne aq shume ne Sarande, Konispol, Finiq e Delvine.”
Sipas Kiços, komentet se me largimin e mjekut Niko Kuri nga spitali i Sarandes “do mbaroje spitali” , “jane thjesht nje propagande e kundershtareve politike te anes tjeter.”
“E ndjeva veten shumë të privilegjuar midis një grupi grash të të gjitha profesioneve, të të gjitha besimeve dhe të të gjitha bindjeve që erdhën në takimin e organizuar në hotel “Epirus”, të qytetit të Sarandës, dje në mbrëmje.
Urimi per fitoren por dhe besimi i tyre tek personi im se nuk do braktis misionin e mjekut, pavarësisht se njëkohësisht do ushtroj dhe misionin e deputetit, më mbushi zemrën plot energji që asnjë moment të jetës time të mos largohem nga gjiri i këtyre njerëzve që sjellin dhe zbukurojnë jetën tonë.
Fitorja ime më 25 prill është fitore për Sarandën, për Finiqin, për Delvinën, për Konispolin, për Himarën!”, nënvizon Niko Kuri.