Lista qarkut Vlorë/ Niko Kuri e Anila Denaj në vende të sigurta, “digjet” Alket Hyseni

Partia Socialiste zyrtarizoi mesnatën e së hënës listën zyrtare të deputetëve që do kandidojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Shumë emra të rinjt, shumë të larguar, por dhe shumë senatorë që janë caktuar në vende “zjarri”.

Lista e qarkut Vlorë gjithashtu ka prodhur mjaft surpriza ku risia është caktimi i doktorit të njohur që do mbulojë Sarandë Niko Kuri.

Doktor Niko Kuri është caktuar i sigurtë në listë në vendin e 5-të në renditje.

Gjithashtu, edhe Anila Denaj që mbulon Sarandë do jetë në listën e sigurtë pasi renditet në vendin e katërt.

Surprizë në këtë listë është caktimi i Alket Hysenit në vendin e 11-të.

Me shumë gjasa Z. Hyseni ka shumë pak gjasa të jetë deputet në legjistraturën e ardhshme, pasi PS në qarkun Vlorën synimin bazë ka 8 mandate dhe objektivin maksimal 9 mandate.

Në listën e re mungon emri i deputetit minoritar Andrea Marto, i cili është skualifikuar dhe nuk do garojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Fakti është se kryeministri Edi Rama ka vendosur që Saranda të ketë përfaqësues të saj në parlament.

Vlorë
1. Pranvera Resulaj
2. Anduel Tahiraj
3. Vullnet Sinaj
4. Anila Denaj
5. Niko Kuri
6. Ilir Metaj
7. Damian Gjiknuri
8. Edi Rama
9. Teuta Rama
10. Ervis Mocka
11. Alket Hyseni
12. Laura Ferhati

/Sarandanews.com/