Jolio Dine elozhe për Bujar Leskajn: Njeriu që do ndryshojë qarkun Vlorë

Kandidati për deputet në Sarandë Jolio Dine, ka postuar në rrjetet sociale një fotografi me drejtuesin politik për qarkun Vlorë Bujar Leskajn.

Dine shkruan me entuziasëm se Leskaj do jetë njeriu që do bëj ndryshim e këtij qarku.

“Me Bujar Leskaj, drejtues, mik e bashkepunetor!

Njeriu qe do beje ndryshimin ne Qarkun Vlore”, përfundon Dine elozhet për Bujar Leskajn.

Në fakt Leskaj nuk është ndonjë risi dhe i pa provouar për qarkun e Vlorës. Ai ka pasur për shumë vite pushtet për të ndryshuar qarkun e Vlorës kur PD ka qenë në pushtet, por nuk mbahet mend për asgjë.
Mbahet mend vetëm për një administratë skandaloze e abuzime që ka kryer në Vlorë. /Sarandanews.com/