Ja kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Sarandë
Partia Bindja Demokratike publikon listën e plotë dhe përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 25 prillt, për të gjithë qarqet e Shqipërisë.
Kandidatët e BD-së janë përzgjedhur individë që plotësojnë njëkohësisht tre kushte kryesore: ata nuk janë akuzuar kurrë për përfshirje në afera korruptive, nuk janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit dhe të palidhur me të shkuarën komuniste.
Bindja Demokratike do të garojë më një listë vërtetë të hapur në zgjedhje. Midis kandidatëve të listës shumëemërore , në çdo rast mandatin do ta marrë ai që ka më shumë vota preferenciale , pavarësisht numrit rendor.
Për Sarandën i dyti në listën e qarkut Vlorë është Bledar Burgjia.