Investimet në Konispol: Nga unaza ekonomike tek mbështetja për fermerët

Konispoli është një nga vendet që gjatë këtyre 8-viteve ka pasur ndryshime rrënjësore.

Një nga investimet që u bë fillimisht ishte rehabilitimi i Unazës Ekonomike, një ndërhyrje që që lehtëson ndjeshëm transportin e agrumeve drejt tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky investim mjaft i rëndësishëm që do të sjellë një seri mundësi investimesh të reja ekonomike, dhe në sektorët përkatës të përpunimit e shërbimeve në zonë.

Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme për fermerët e zonës është dhe sistemimi vaditës për 5000 ha tokë, si dhe 100km kanalet e vaditjeve.

Një tjetër mbështetje për fermerët e zonës është dhe dhurimi i disa traktorëve të rinj falë aplikimeve tek IPARD.

Politikat rezultative të mbështetjes ndaj fermerëve dhe investimet në ripërtëritjen e kanaleve kulluese/vaditëse dhe subvencionet kanë sjellë rritje të tokës që punohet, rritje të rendimentit, prodhimit dhe të ardhurave. /Sarandanews.com/