Ina Zhupa takim me profesionist të Sarandës: Me Bashën, do shpëtojmë turizmin
Kandidatja për deputete e PD për Sarandën Ina Zhupa, ka zhvilluar tskimr me disa prej profesionistëve të qytetit.
Zhupa shprehet se kudo në botë, sektori i turizmit u ndihmua nga qeveria, ndërsa operatorët turistikë shqiptarë nuk morën asnjë ndihmë.
Me Lulzim Bashën kryeministër, Zhupa shprehet se ndryshimi do fillojë në Sarandë e gjithë Shqipërinë.
“Me profesionist të qytetit të Sarandës, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për problemet që hasin qytetarët sot.
Me fjalën e tyre juristi Hiqmet Bello, studentja Denida Karafili, drejtoresha e institucioneve financiare Blerta Shqevi, fermeri dhe bankieri Lefter Papa, doktori Sytki Haxhiu, drejtuesi i institucionit te sigurimeve Ledjon Haxhiu, bankierja Enistila Zejneli, treguan qartë problemet me kredite, me turizmin, me shendetesine, me bujqesine ne qytetin e Sarandes.
I njoha me planet konkrete te Lulzim Bashës për tejkalimin e krizës së thellë ku është zhytur turizmi. Taksë e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit. Synimi kryesor është që brenda 4 viteve turizmi të ketë një rritje nga 8 në 10%. Rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti
Kudo në botë, sektori i turizmit u ndihmua nga qeveria. Operatorët turistikë shqiptarë nuk morën asnjë ndihmë. Shqipërisë nuk i mungon absolutisht asgjë që të arrijë të njëjtën përqindje të turizmit si punësues, si punëdhënës si vendet e tjera të rajonit dhe me të njëjtat paga.
Më 25 prill bashkë për ndryshimin që meritojmë. Saranda fiton! Punësia dhe ekonomia fiton! Shqipëria fiton!”, thekson Ina Zhupa. /Sarandanews.com/