U ekzekutua nga RENEA, familjarët e Zhidrut vijnë nga Saranda për të marrë trupin nga morgu

Familjarët e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, që është u ekzekutua dje nga RENEA ne Elbasan kanë ardhur nga Saranda, në Elbasan për të marrë trupin e tij nga morgu.

Burime bën të ditur se ceremonia mortore do të kryhet në Sarandë.

Gjatë ditës së sotme në banesën e 71-vjeçarit janë parë të afërm të tij që mblidhen në banesë ndërsa dëgjohen duke qarë.

Fqinjë të viktimës thonë se Zhidru ka qenë problematik dhe krijonte konflikt me të gjithë banorët në pallat, ndërsa herë pas here thonë se dhunonte edhe bashkëshorten.

Ai ka qenë një ish-oficer prandaj edhe ka patur njohje në lidhje me përdorimin e armëve.

Lëfter Zhidru, 71-vjeç u ekzekutua ditën e djeshme nga forcat e RENEA-s pasi ai nuk u dorëzua dhe bëri rezistencë duke rrezikuar forcat speciale.