Ina Zhupa me të rinjtë e PD-së në Sarandë: Rama e la Shqipërinë në vend-numëro
Ina Zhupa, kandidatja e PD-së në Qarkun Vlore, ka shpërndarëë kartat e reja të anëtarësisë për të rinj të Sarandës që i bashkohen PD.
Vrulli dhe vullneti i të rinjve për t’u bërë pjesë e ndryshimit ndjehet në qarkun e Vlorës. Zhupa tha se të rinjtë bëhen pjesë e Partisë Demokratike sepse duan një të ardhme më të mirë.
Pasi ndau kartat e anëtarësisë për anëtrët me të rinj të FRPD Sarandë, Zhupa u shpreh se: “Jemi përballë një fakti që në këto zgjedhje nuk do të zgjedhin midis Ramës dhe Bashës, por do të zgjedhim për të ardhmen tonë, për të ardhmen tuaj si rini, për të ardhmen e familjeve tuaja.
Ne kemi një alternative që siguron një jetë më të mirë për ju, siguron më shumë vende pune për ju, siguron një shkollim më të lirë dhe më të mirë për ju.
Sipas saj, PD ka përballë kemi një alternative si Edi Rama që e ka lënë vendin 8 vjet në vendnumëro.
Po të pyesin prindërit e dini sa mankthi ka qenë për të marrë një vizë për të dalë jashtë, konceptohej si e pa mundur që të liberalizoheshin vizat për Lulzim Basha e arriti. Ndaj dhe sot i besojmë si i vetmi njeri që me vizionin, me angazhimin e tij dhe me lidhjet e tij ndërkombëtare do arrijë të na sigurojë një të ardhme më të mirë dhe të na bëjë anëtare të BE”
Zhupa gjithashtu ju paraqiti të rinjve programin e PD-së për tarifat zero në universitete, për familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë, për inkubatorët e biznesit, dhe për planin për mbështetjen e familjeve të reja shqiptare.