Humb jetën nga Covidi biznesmeni i njohur Ahmet Çaçi

Ahmet Çaçi, një nga biznesmenët më të sukseshëm në fushën e turizmit dhe hotelerisë humbi sot betejën me COVID19.

Ahmet Çaçi është një emër mjaft i njohur në jug të vendit, ku ka drejtuar edhe bashkinë e Tepelenës për një kohë të shkurtër.

Çaçi është një emër i njohur dhe për qytetin e Delvinës ku ka kryer shkollën bujqësore.

Dhe në Sarandë, Çaçi ka një reputacion të madh pasi është marrë me biznesin e ndërtimit dhe turzimit nga Saranda në Durrës e Tiranë.