Gazetari nga Saranda: Labëria është e shokuar nga pëllëmba e Ramës ndaj Lelit dhe Hysenit
Gazetari nga Saranda Aagon Mema, ka komentuar listën e qarkut Vlorë të PS.
Mema shkruan se me largimin e Dritan Lelit dhe Alket Hysenit labëria ka mbetur e shokuar.
“Vlora ka qenë qarku më i tronditur me paparashikimet listore të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Lëkundjet sizmo-politike janë ndjerë në të dyja kampet e mëdha politike; PS dhe PD. Kjo pas zbardhjes së listës së kandidatëve. Por nëse PD dhe LSI janë më të sigurta dhe më favorizuese nga situata dhe fryma politike e krijuar, PS është e tkurrur, e frikshme, depresive në fushatë. Labëria ka mbetur e shokuar nga pëllëmba që Kryeministri Rama ka dhënë ndaj saj me përbuzjen dhe përçmimin e dy kandidatëve potencialë në qarkun e Vlorës; Leli dhe Hyseni, të cilët kanë dhënë dorëheqjen duke i kthyer Ramës dyfishin e rezonancës së shpullës që u mundua t’u jepte. Dëmi elektoral është i pallogaritshëm për PS në qarkun Vlorë që mbahet bastion i majtë.
Ndërkohë koditje dhe braktisje masive pritet edhe në bashkitë Sarandë, Finiq, Delvinë dhe Konispol nga PS dhe bashkimi në votime me PD dhe LSI. Burime të gazetës kanë konfirmuar se shumë socialistë të këtyre bashkive presin të takohen me Luan Ramën, Ina Zhupën, Bujar Leskaj, Gjergji Mano e Taqo Lapa. Ky është një paralajmërim ogurkeq për PS-në dhe vetë Ramën, ku sipas socialistve që do të braktisin PS, ‘Rilindja’ është kthyer në parti e pensionistave, pasi ata janë në administratë, ndërsa rinia merr rrugët e botës. Një ish-ushtarak, i pyetur nga gazeta, përgjigjet: Jam i majtë dhe nuk kam turp. Sot kam turp nga ‘Rilindja’, e cila solli braktisje dhe ndaj do t’a braktisim më 25 prill. Ç’do mbjellësh do të korrësh, nuk na gënjen dot më”, shkruan gazetari me dy “A”, Aagron Mema.