Finiq, PD fushatë me Leonidha Hristo i akuzuar në SPAK për abuzime tenderash
Leonidha Hristo, ish kryetari i bashkisë Finiq, është vënë në ballë të fushatës elektorale për Partinë Demokratike.
Pavarësisht se 4 vite më parë u zgjodh kryetar i bashkisë Finiq propozuar nga MEGA, parti e cila në këto zgjedhje ka propozuar mjekun Niko Kuri si kandidat brenda listës së Partisë Socialiste, gjatë një takimi të kandidates së PD Ina Zhupa në Livadhja, Leonidha Hristo ka qenë ulur në reshtin e parë, madje gjatë hyrjes së kandidates Ina Zhupa, Leonidha Hristo ka dalë për ta pritur dhe shoqëruar.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallzuar në SPAK ish kryetarin e bashkisë Finiq Leonidha Hristo për abuzime me tenderat në vlerën e 700 milionë lekë tjera (rreth 600 mijë euro).
Në dosjen e dorëzuar nga KLSH në SPAK, midis të tjerash thuhet se tenderat “përpunoheshin” nga 1 dorë.