Ermanel Lloi për Sarandanews: Ja kush është çelsi i suksesit tek Butrinti, çdo ndeshje është finale për ne

Ermanel Lloi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm tek skuadra e Butrinti që këtë sezon është duke bërë një performancë fantastike.

Synimi i ekipit bregdetar është ngjitja për në Kategorinë e Parë dhe janë Brenda objektivit deri në këtë fazë të kampionatit.

Një nga lojtarët kryesorë të formacionit, Ermanel Lloi, në një prononcim ekskluziv për Sarandanews.com ka folur rreth ecurisë fantastike të skuadrës dhe ndeshjes së radhës që do të jetë kundër Albpetrolit.

“Po bëjmë një kampionat pozitiv. Sigurisht çelsi dhe merita është e të gjithë çunave që stërviten çdo ditë, e trajnerit, stafit, dhe të gjithë atyre që na mbështesin dhe duan që skuadra jonë të arrijë sa më lart.

Luajmë kundër Albpetrol që është një skuadër e fortë ku ka qenë vazhdimisht pretendent. Objektivi jonë në këtë takim janë 3- pikët, sigurisht po përgatitemi për këtë ndeshje”, u shpreh futbollisiti i Butrintit.

Një nga rivalët kryesorë të skuadrës së drejtuar nga Milto Gurma për vendin e parë është Maliqi.

I pyetur se sa shanse ka Butrinti për të kaluar ekipin Maliqin, Lloi u shpreh:

“Aktualisht ndodhemi 1- pikë mbas. Duhet të marrim çdo ndeshje me radhë pa kaluar në eufori.

Çdo ndeshje ka rëndësi nëse duam të arrijmë atje ku duam. Çdo ndeshje është finale për ne”, u shpreh Ermanel Lloi në prononcimin për Sarandanews.com