Denaj, Kuri, dhe Beqiri në Delvinë: Përfundimi i shpejtë i Kardhiq-Delvinë dhe ujësjellësit janë prova për zhvillimin e merituar

Kandidatët për deputet Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri janë prezantuar përpara mbështetësve të PS Delvinë.

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri, tha se përfundimi i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë dhe ujësjellësi janë prova konkrete për ti dhënë Delvinës zhvillimin e merituar.

“Në Delvinë prezantuam kandidatët Anila
Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri.

Përfundimi shumë shpejt i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë dhe ujësjellësi janë prova konkrete të angazhimit tonë për ti dhënë Delvinës zhvillimin e merituar.

Me Anilën, Nikon dhe Leonardin, vazhdimësia e projekteve është e garantuar”, u shpreh Gjiknuri. /Sarandanews.com/