Anila Denaj bashkëbisedim me gazetarët: Kandidimi në këtë qytet, projektet, dhe pse rajoni i Sarandës s’duhet të kthehet pas

 

Denaj u shpreh se “Në Sarandë ne do të bëjmë akoma më shumë. Jemi në kushtet e pandemisë, të posttërmetit për ta parë Sarandën në kuadër të investimeve të ardhshme edhe si një nga zonat më të bukura të turizmin blu dhe atij të gjelbër që krijojnë një dinamizëm tjetër..”

Unë nuk dua të bëj sot ne këtë tavolinë politikën e programit politik as programin   ekonomik por dua të them se e kam prekur situatën nga shumë dhe  punën e berë në këto kohë shumë të vështira.-tha Denaj.

Ky qytet më ka mirëpritur që ditën e parë me pozitivitetin e njerëzve të thjeshtë. – vuri ne Dukje kandidatja duke theksuara se “Jam shumë këmbëngulëse ne objektivat dhe kam për të bërë më të mirën.”

Ajo theksoi: “Një gjë është e sigurt: infrastruktura këtu në rajonin e Sarandës nuk mund të lihet në mes sepse ka nisur. Saranda është një pikë e rëndësishme për turizmin, ate vendas dhe atë  elitar ndaj siaps saj “Saranda duhet të jetë më e bukur se sot do të këtë fasada më të mira,  podukte dhe cilësi më të mirë.”

Sipas Denajt shkolla profesionale edhe në Sarandë nuk duhet te synojë të gjithë me mastera si qellim ne vetvete  nëse duam të bëjmë një shkollë të mrië profesionale. Të besojmë më shumë te zanatet dhe regjistrimi i markës.-tha ajo

Duke folur per mungesën e gruas në sipërmarrjen e biznesit, ajo theksoi se sot në Shqipëri edhe në Sarandë si pjese e saj, 20 përqind e produktit të brendshëm bruto mungon ngaqë gruaja nuk është në sipërmarrje. Në qytetin e  Sarandës do bëj gjithçka për te mbështetur  gruas sipërmarrëse me skema nxitjesh.0u shprej Denaj

Sa i përket marrëdhënies më median, Denaj përmendi se do të këtë një komunikim frekuent dhe  se komunikimi do të  jetë periodik me filozofine per informim dhe transparence, Lidhur me interesimin e përsëritur të gazetarëve dhe kominitetit të rajonit për përfundimin e punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë me fokus tunelin e Skërficës, Ministrja e Financave vuri në dukje se i gjithë fondi i plotë buxhetor për vazhdimin e punimeve është alokuar dhe punimet vazhdojnë me intensitet te larte.