Adrian Gurma dhe Majlinda Qilimi urojnë mësuesit për 7 marsin
Kryetari i bashkisë Sarandë Adrian Gurma ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit.
“Gëzuar 7 Marsin !
Faleminderit të gjithë mësuesve për përkushtimin e palodhur në edukimin e brezave”, shkruan Gurma.
Një urim ka përcjellë dhe kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi, që më herët e ka ushtruar vetë këtë profsion fisnik.
“Gëzuar 7 Marsin mësues të dashur !
Përzemërsisht uroj për të gjithë koleget e mi suksese te mëtejshme në misionin e tyre fisnik !
Në sytë e fëmijëve mësuesi është prindi i dytë dhe heroi që u gjendet pranë në çdo vështirësi.
Sot ,në keto ditë jo të zakonta ,figura e mësuesit është e barasvlerë me figurën e një superheroi duke e lartësuar edhe më shumë emrin “Mësues”,jo vetëm në sytë e fëmijëve ,por edhe në sytë e mbarë shoqërisë .
Mirënjohja për Ju e pamasë e falenderimi pa kufi !
Gëzuar !”, nënvizon Qilimi. /Sarandanews.com/