Zgjedhjet, Mazniku: PS në Gjirokastër ka të sigurta dy mandate, punon për të tretin

Në emisionin “Opinion” po diskutohej mbrëmjen e sotme për garën elektorale të 25 prillit duke u fokusuar kryesisht te kalkulimet elektorale dhe sondazhi i Baton Haxhiut.

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku, tha se në qarkun Gjirokastër PS-ja ka të sigurt dy mandate deputetësh dhe po lufton për të tretin.

Sipas tij nëse LSI-ja bie nën nivelin e 9 mijë votave, nuk arrin dot të marrë një mandat.

PD në Gjirokastër ka në krye të listës Tritan Shehun ndërsa LSI-ja sërish me Vangjel Tavon.