Vlora e zbardhur nga bora, vështirësi qarkullimi në Llogara

Reshjet e borës që kanë rënë gjatë mbrëmjes së të shtunës në vendin tonë kanë sjellë dhe një sërë problemesh si bllokime rrugësh apo mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra.

Vlora është një ndër qytetet që shumë rrallë zbardhet nga bora. Burime  bëjnë me dije se kodrat përreth qytetit janë zbardhur nga bora.

Gjithashtu borë e prani ngricash për shkak të temperaturave të ulëta ka dhe në pjesën e Llogarasë.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe pranisë së borës në rrugë, autoritetet përkatëse kërkojnë që drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në qarkullim.